Inteligjenca amerikane: 70% e forcave ruse, gati të pushtojnë Ukrainën
Rusia po i përshpejton përgatitjet për një pushtim të shkallës së gjerë të Ukrainës dhe deri më tani i ka gati 70 për qind të trupave që beson se i duhen për operacion.
Të paktën këto janë informacionet që ka siguruara inteligjenca amerikane.
Moska ka mobilizuar 110 mijë trupa në kufirin me Ukrainën dhe mund të ketë kapacitetit të mjaftueshëm për të nisur ofensivën në dy javët e ardhshme, sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane që informuan anëtarët e Kongresit amerikan dhe partnerët evropianë në ditët e fundit.
Megjithatë, ata thonë se nuk kanë arritur në një përfundim nëse presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur apo jo të urdhërojë një sulm, por dëshiron të ketë të gjitha opsionet e mundshme, nga pushtimi i rajonit të Donbasit, i cili është në duart e separatistëve pro-rusë, deri te pushtimi i gjithë territorit ukrainas.