Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën
Të dielën në vend do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK’së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.
Instituti paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.