Institucionet shëndetësore furnizohen me 10 mijë litra alkool etilik
Institucionet shëndetësore të Kosovës janë furnizuar me 10 mijë litra alkool etilik. Këto 10 mijë litra alkool etilik, ua dha donacion SoneCastle.
Ky alkool do të përdoret si dezinfektues. E për cilësinë e saj Ministria e Shëndetësisë ka marrë edhe konfirmimin e kompanisë “Trepharm”.
“Stone Castle” në aksion: 10 mijë litra alkool etilik, donacion për institucionet shëndetësore të Kosovës. Do të përdoret si dezinfektues. Produkti është konfirmuar për cilësinë e tij paraprakisht nga kompania ‘Trepharm’”, këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Menaxheri gjeneral i “Stone Castle Vineyards and Winery”, z. Ylber Bajraktari, tha se ky donacion është në kuadër të sensibilizimit që Ministria e Shëndetësisë ka bërë lidhur me nevojën e të gjithëve për të kontribuar kundër Koronavirsuit Covid-19 dhe gatishmërisë së kompanisë që ai drejton për të kontribuar për shëndetin publik të popullatës.