Instagram po vjen me risinë që nuk do të ju pëlqejë aspak
Instagram është duke ndaluar opsionin që njerëzit të shohin se sa persona kanë pëlqyer postimet apo videot tuaja.
Ndryshimi është një përpjekje për ta bërë aplikacionin një ‘vend më të shëndetshëm’, duke i lejuar njerëzit të përqendrohen në postimet, e jo në atë se sa pëlqime kanë mbledhur.
Fillimisht, kjo do të hyjë në funksion me disa përdorues në Kanada. Por, përfundimisht, kjo do të ndodhë për të gjithë përdoruesit, duke u pamundësuar atyre këtë çasje tek të tjerët, shkruan Independent.
“Këtë javë, ne po zhvillojmë një test në Kanada që heq numrin e përgjithshëm të pëlqimeve në fotot dhe shikimet e videove në faqet Feed, Permalink dhe Profili, tha një zëdhënës i Instagram për TechCrunch, i cili së pari raportoi lajmin.
“Ne po e testojmë këtë sepse duam që ndjekësit tuaj të përqëndrohen në fotot dhe videot që ndajnë, jo në atë se sa e kanë pëlqyer”, përfundoi ai.