Instagram po i fshin ndjekësit
Një numër i madh njerëzish që janë përdorues të rrjetit social “Instagram”, gjatë natës kanë qëndruar pa 500, e deri te 1000 ndjekës.
Njerëz të famshëm janë në një gjendje edhe më të keqe, për shkak se nga profilet e tyre u fshinë miliona ndjekës.
Edhe nga profili zyrtar Instagram, miliona ndjekës u fshinë. Kompania, e cila është në pronësi të Facebook, deri më tani nuk ka lëshuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë rast.
Megjithatë shumica e njerëzve që janë të njohur me këtë problem dhe përfaqësojnë ekspertë në këtë fushë, thonë se kjo është një fshirje e panjohur e spam, bots ose profileve joaktive.
Nuk është hera e parë që Intagrami të përballet më këtë gjë. Ekspertët thanë se disa herë përdoruesit janë hasur në një gjë të tillë, por këtë herë “operacioni” ka qenë më i madhe dhe e kanë vënë re shumë përdorues.