Inspektorët dhe Policia në aksion, kontrollohen kompanitë e transportit për masat anti-COVID
Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka deklaruar se zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve-në këtë rast edhe i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive.
“Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë”, tha Tahiri.
Gjithashtu u theksua se Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë të jenë në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik.