Inspektorati i Punës vendos për ankesën e dy zyrtarëve të KRU-Prishtina, pasi Bordi i Përkohshëm i largoi nga puna
Inspektorati i Punës ka marrë vendim për t’i kthyer në punë, Sekretarin e Kompanisë Rajonale të Ujësllejësit ‘Prishtina’ si dhe Auditorin e Brendshëm, Gjelogj Gojanin.
Indeksonline mëson se inspektorati vendosi pro ankesës së bërë nga Gjonbalaj dhe Gojani, pasi të njëjtëve iu ishte ndërprerë kontrata dhe marrëdhënia e punës në këtë Korporatë.
Në vendimin zyrtarë të Inspektoratit të Punës kërkohet nga Bordi i Drejtorëve që të kthejnë në punë, Gojanin dhe Gjonbalajn.
Gjonbalaj tha se ai ka ushtruar funksionin e Sekretarit të KRU-Prishtina Sh.A dhe se sipas tij Bordi i Përkohshëm kishte marrë një vendim duke bërë shkelje ligjore.
“Unë kam ushtruar me profesionalizëm dhe ndershmëri funksionin e Sekretarit. Bordi i Përkohshëm ka marr një vendim duke bërë shkelje ligjore. Andaj sikur është paraqitur edhe në vendimin e Inspektorati të Punës, është obliguar Bordi i Përkohshëm që të anuloi vendimin e tij dhe të më kthejë në vendin e punës si Sekretar i kompanisë”, tha Gjonbalaj.
I njëjti gjithashtu tha se vendimi ishte tendencioz dhe jo-profesional, e i kundërligjshëm.