Inspektorati i Punës obligon Telekomin ta kthejë në punë ish-kryeshefin Bedri Istrefi
Inspektorati i Punës përmes një vendimi të nxjerr ka obliguar Telekomin e Kosovës që të rikthejë në punë ish-kryeshefin e kësaj ndërmarrje Bedri Istrefi.
Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Bedri Istrefit e bërë në këtë Institucion është e bazuar, shkruan Gazeta Insajderi.
Në pikën II thuhet se vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.
Deri sa në pikën III thuhet se Telekomi i Kosovës duhet të anuloj vendimin e marrë dhe ta njoftoj Inspektoratin brenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra.
Bedri Istrefi ishte shkarkuar nga Bordi i Përkohëshëm i Telekomit i cili ishte emëruar nga qeveria e Albin Kurtit.