Inspekcioni vazhdon rrënimet e shtesave pa leje në objektet e Prishtinës
Në vazhdën e zbatimit të vendimeve për rrënimin e pjesëve të shtuara pa leje në objekte të ndryshme në kryeqytet, në lagjen Kalabria Inspeksioni ka zhvilluar një aksion për kthimin në gjendje të ligjshme të një objekti.
Paralelisht me aksionet për mbikëqyrjen e zbatimin të masave, Drejtoria e Inspeksionit vazhdon të merret edhe me shkeljet e tjera brenda territorit të Prishtinës, theksohet në një njoftim të Komunës.
Fotografitë në vazhdim i përkasin aksionit për rrënimin e pjesëve të ndërtuara pa leje në një objekt të kryeqytetit.