Inspekcioni rrëzon shtyllat pa leje në Prishtinë
Drejtoria e Inspecionit të Kosovës ka rrënuar disa shtylla të vendosura pa leje në Komunën e Prishtinës.
Lajmin përmes një postimi në llogarin e tij në facebook e ka bërë të ditur drejtori i inspecionit në këtë Komunë Adonis Tahiri.
Ai ndër të tjera kishte thënë se ndërtimi pa leje i një aneksi në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë e ka detyruar drejtorinë të marrë vendime për largimin e shtyllave të tij.
Më tej Tahiri ka bërë thirrje që të respektohen të gjitha ligjet dhe rregulloret nga qytetarët e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Tahirit:
Rrënohen shtyllat e ndërtuara pa leje
Javë më parë, në rrugën “Muharrem Fejza” është vërejtur se ka filluar të ndërtohet një aneks, pa leje nga organi përkatës.
Inspektorët e zonës kanë ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet ligjore, dhe i kanë dhënë afat palës që t’i rrënojë vetë shtyllat e ndërtuara pa leje.
Meqë pala nuk ka vepruar, sot, angazhuam kompaninë përgjegjëse që të ekzekutojë vendimin e rrënimit.
Ju bëjmë thirrje përsëri të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me vendime të tilla!