Injektohen me vaksinën testuese kundër koronavirusit pacientët e parë në Britani të Madhe
Përgjatë ditës së sotme u injektuan dy vullnetarë, derisa 800 njerëz të tjerë janë rekrutuar për injektim, raporton BBC.
Gjysma do të marrë vaksinën Covid-19, dhe gjysma vaksinën kontrolluese e cila mbron nga meningjiti por jo nga koronavirusi.
Dizajnimi i këtillë i testimit do të thotë që vullnetarët nuk do të jenë në dijeni se cilën vaksinë po marrin, megjithëse mjekët do jenë në dijeni.
Elisa Granato, njëra nga dy vullnetarët që morën vaksinën, i tha BBC-së: “Unë jam shkencëtare, kështu që kam dashur të përpiqem të mbështes procesin shkencor kudo që të mundem”.
Vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit. Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.
“Personalisht kam një shkallë të lartë besimi në këtë vaksinë,” tha ajo.
Prof Gilbert më parë tha se ajo ishte “80% e sigurt” se vaksina do të funksiononte, por tani preferon të mos vendosë një shifër në të, duke thënë se është “shumë optimiste” për shanset e efektivitetit.