Informatë e rëndësishme nga KEDS
Si pasojë e një defekti të paraqitur në transformatorin 35/10 kV – Besi, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion, janë aktualisht pa furnizim me energji elektrike.
Zonat që furnizohen nga ky nënstacion janë: Lebana, Besia, Barileva, Vranidolli, Teneshdoli.
Ekipet tona kanë dalur në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë konstatuar që për shkak të natyrës së defektit të paraqitur në këtë transformator, i njëjti duhet të zëvendësohet.
Furnizimi me energji për konsumatorët e zonave të afektuara do të rikthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.
KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e këtyre zonave.