Incident i ri në fshatin e Kosovës ku jetojnë serbët, çka po ndodhë atje?
Media të ndryshme në Serbi raportojnë se Kisha në fshatin Babimoc afër Obiliqit, u përdhos gjatë natës së kaluar.
Sipas tyre, disa hajdutë kanë hyrë në ndërtesën e Kishës Ortodokse Serbie duke hequr grilën metalike nga dritarja, dhe më pas janë futur brenda.
Çanta e priftit që ishte në kishë u mor me vete dhe rasti u raportua në policinë e Kosovës.
Ndryshe, rreth 800 serbë dhe 150 shqiptarë jetojnë në Babimoc, një fshat multietnik