Incident i rëndë në aeroport, aeroplani ndahet në 3 pjesë
Një aeroplan ka rrëshqitur nga një pistë aeroporti në Stamboll, duke bërë që avioni të ndahet në tre pjesë, raportojnë mediat turke.
Ministri turk i transportit, Cahit Turhan, ka konfirmuar se askush nuk ka vdekur në përplasjen në aeroportin e “Sabiha Gokcen” të Stambollit, duke shtuar se incidenti ishte rezultat i një “ulje të ashpër”, transmeton Reporteri.
Ai shtoi se disa pasagjerë u plagosën, por nuk tregoi në ç’masë.
Sipas televizionit NTV të Turqisë, fluturimi i Pegasus Airlines, që mbante 177 pasagjerë, sapo kishte mbërritur nga qyteti i Izmirit.
Pamjet duket se tregojnë pasagjerët që largohen nga avioni përmes boshllëqeve në gyp.