Inatoset nga dënimi në trafik e kanos policin
Një person është inatosur keq pas një kundërvajtje dhe shqiptimit të gjobës në trafik dhe për këtë shkak e kanosur dhe ka tentuar ta sulmoj fizikisht një zyrtar policor në detyrë.
Ky tentim sulmi ndaj policit ka ndodhur në orët e vona të natës në rrugën “Sheh Mihedini” të Rahovec it.
“Raportohet se i dyshuari shqiptar, pas një kundërvajtje dhe shqiptimit të gjobës në trafik, ka kanosur si dhe ka tentuar të sulmoj fizikisht një zyrtar policor në detyrë, por është penguar dhe arrestuar”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Tutje në raport sqarohet se i dyshuari pas matjes së alkool testit rezulton se kishte 1.23 për qind alkool në gjak.
Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./FaktePlus