Imeri: Rrugët janë të kalueshme në Kosovë
Reshjet e borës që kanë rënë nga mbrëmë i ka mbushur rrugët e Kosovës. Por, kompanitë e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, kanë qenë duke i kryer detyrat e tyre.
Avdyl Imeri, drejtor i Departamentit të Rrugëve në MIA, në Klan Kosova tha se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
“Po, që nga mbrëmë kemi reshje të borës. Operatotët e kontratuar nga Ministria kanë operuar që nga mesnata e gjatë gjithë ditës që rrugët të jenë të kalueshme dhe pa pengesë për ngasësit. Në bazë të kontratave mirëmbajtjes i kemi deri më 31 mars. Por kemi pasur edhe para njohuri se do të ketë borë. Kemi kontrata kornizë që zgjat tre vjet. Muaji prill shërben për të riparuar dëmet që janë shkaktuar në dimër.
“Kemi pasur intervenime edhe në vendet që janë të karantinuar. P.sh në fshatin Stubëll, kamioni është duke intervenuar akoma, në mënyrë që nësë paraqitet ndonjë nevojë për ndonjë intervenim në këto vende të mos kemi probleme me qasje”.