Imazhi tronditës i këtij viti, trupat e emigrantëve, një babai dhe vajzës se tij
Trupat e një babai dhe vajzës se tij të shtrirë buzë lumi më fytyra e përmbysura janë treguesi më real se çka janë duke hequr emigrantët për të kaluar kufirin Meksikë-SHBA.
sipas CNN vajza e cila besohet të jetë dikur rreth 23 muajsh nuk ka mund ti shpëtoj mbytjes pasi babi i saj në përpjeke për të notuar atë e kishte futur nën bluzën e tij.
Imazhi tronditës është fotografuar të hënën në lumin Rio Grande përmes së cilit imigrantët marrin rrugën e rrezikshme në drejtim të Shteteve të Bashkuara.
Oscar futi të bijën 23 muajshe brenda bluzës së vet dhe krahët e saj i rrethuan qafën në mënyrë që të mos mbytej, por ja që nuk arritën dot të shpëtonin nga rrjedha e lumit.
Ata u gjetën të përqafuar brenda të njëjtës bluzë, me trupat e tyre të pajetë.
Ramirez, nga El Salvadori, donte me çdo kusht të largohej nga vendi i tij, por nuk kishte arritur të kalonte kufirin, edhe pse kishte bërë kërkesë për azil.
Këtë të diel që lamë pas ai vendosi të kalonte me not kufirin përmes lumit, bashkë me të bijën.
Burri arriti të kalonte të bijën në anën tjetër të lumit, e la atë në breg dhe do të kthehej për të marrë të shoqen, Tania Vanessa Avalos.
Teksa notonte drejt të shoqes, e bija u frikësua dhe nisi të hidhej në ujë. Ai u detyrua të kthehej për të shpëtuar vogëlushen. Arriti ta kapte atë, por rrjedha e lumit ishte shumë e fuqishme.
Mamaje e Oscar, Rosa Ramirez, tha:
Ai u kthye teksa vajza u hodh në ujë. E futi atë në bluzë dhe teksa rrjedha e ujit bëhej gjithmonë e më e rrëmbyeshme, të dy ikën bashkë”.
Për Martinez dhe Valerian nisën kërkimet me njëherë pasi ata humbën gjurmët, por polumbarët u detyruan të ndërprisnin kërkimet pas rënies së natës.
Trupat e tyre të pajetë u gjetën afër Matamoros, në Meksikë.
Rosa Ramirez tregon se i biri, nusja dhe mbesa e saj u larguan nga El Salvadori më 3 prill.
Ata kaluan dy muaj në një strehë në Tapachula, pranë Meksikës, në kufi me Guatemalën.