Imazhe nga pushimet dimërore të Adelina Tahirit, duket atraktive edhe kur skijon
Ka ditë që këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri është duke u relaksuar në një vend malor.
Ajo me bashkëshortin e saj dhe vëllain, duket se po kalojnë momente të mira dhe argëtuese.
Është vet artistja ajo që në llogarinë Instagram ka ndarë imazhe të ndryshme nga ky pushim, teksa së fundmi vjen me një palë rroba skijimi, ku duket atraktive.
Siç duket asaj nuk iu desh shumë kohë t’i rikthejë linjat trupore pas lindjes, pasi që s’ka shumë muaj që kur ajo u bë nënë për herë të parë, duke sjellë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Jon.