Imami nga Vushtrria akuzon komunën për mbylljen e të gjitha lokaleve të dielave
Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendimin që të dielave të mos punojë asnjë biznes, përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave. E këtë vendim të komunës, po e kundërshton një imam nga Vushtrria
Bedri Halili, imam i xhamisë së Çarshisë në Vushtrri, po i bën kërkesë komunës që të mos i mbyll të gjitha bizneset.
“Kërkojmë nga komuna e Vushtrrisë që mos të mbyllen të gjitha; qebaptoret, lokalet ushqimore, autolarjet-etj”, ka thënë Halili.
Madje, mbylljen e këtyre bizneseve gjatë të dielave, imami nga Vushtrria po e quan jofetare dhe joligjore.
“Kështu të gjitha të mbyllura, nuk është fetare, shtetërore, ligjore, qytetare e as njerëzore”, ka deklaruar ai.
Rregullorja e re sipas të cilës bizneset që veprojnë në Vushtrri nuk do të punojnë të dielave, ka hyrë në fuqi nga data 1 shkurt