Ilir Shaqiri dekorohet me titull “Nderi i Republikës së Kosovës”
Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka dekoruar sot artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri me me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.
Këtë dekorim Thaçi ia dha Shaqirit për kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike.
“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike!”, ka thënë Thaçi.