Ilir Meta për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Tre flakadanë që nuk shuhen kurrë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar në 39 vjetorin e vrasjes tre veprimtarët e çështjes kombëtare, Bardhosh dhe Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën.
“Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë!”, ka shkruar Meta.
“Lavdi!”.
Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka janë vrarë më 17 janar 1982 në Gjermani.