IKSHPK sot u dha një mesazh qytetarët për parandalimin e Covid-19
Kosova po vazhdon të përballet me një numër të madh të rasteve me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë edhe sot një mesazh për qytetarët në funksion të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
IKSHPK bëri thirrje që të respektohen masat e institucioneve.
Kujtojmë se numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Sipas shifrave të Institutit të Shëndetësisë Publike numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3.874 raste, kurse i rasteve aktive është 3.086.
Në vendin tonë janë regjistruar 177 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.