IKSHPK publikon raportin, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon si më poshtë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.708 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.889 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454.
Në total numri i rasteve aktive është 412.