IKSHPK merr mostra të reja të personave të dyshuar me koronavirus
Pas testimit të 24 personave, nga të cilët dy rezultuan të prekur me koronavirus, ekipe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë dalë sërish në teren për të marrë mostra tjera.
Nga ky institut është thënë se ekipet janë në teren duke marrë mostrat e personave që dyshohen se kanë pasur kontakte me njerëz të infektuar dhe tani janë prekur me koronavirus.
Pasi të merren mostrat, instituti do të realizojë testet të cilat do të tregojnë nëse do të ketë raste tjera me COVID-19.
Rezultatet thuhet se do të bëhen publike sot gjatë ditës ose ditën e nesërme në mëngjes.
Deri tani në Kosovë janë testuar 1175 persona, prej të cilëve 108 kanë rezultuar pozitive. Deri tani një person i moshës 85 vjeç ka vdekur, kurse një person është shëruar. Në rrugë për t’u shëruar janë edhe disa persona tjerë./FaktePlus