IKSHPK ka një thirrje të rëndësishme për qytetarët që testohen për Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që testohen për Covid-19, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të izoluar deri në daljen e rezultatit të testit, shkruan Gazeta Express.
IKSHPK thotë se qytetarët mund ta kërkojnë rezultatin pas 10 ditësh pas testimit, ose të autorizojnë dikë që nuk është i infektuar me virus që të shkojë në IKSHPK për ta marrë atë.
“Personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në COVID 19 e kanë të ndaluar që personalisht të vijnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit. Individët e interesuar që të kenë rezultatin në formë të shkruar më herët, rezultatin e testimit mund ta kërkojnë përmes emailit në [email protected] ose të autorizojnë (me posedim të letërnjoftimit/pasaportës të personit testuar) ndonjë individ që nuk është i infektuar me COVID 19”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
INFORMATË OBLIGUESE PËR TË GJITHË TË TESTUARIT NË SARS CoV-2!
Të gjithë personat të cilët janë mostruar për testim në COVID 19 duhet të qëndrojnë në shtëpi/banesë deri në lajmërimin e rezultatit të testit nga IKSHPK.
Personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në COVID 19 e kanë të ndaluar që personalisht të vijnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit.
Individët e interesuar që të kenë rezultatin në formë të shkruar më herët, rezultatin e testimit mund ta kërkojnë përmes emailit në [email protected] ose të autorizojnë (me posedim të letërnjoftimit/pasaportës të personit testuar) ndonjë individ që nuk është i infektuar me COVID 19.
IKSHPK