IKSHPK: Çdo rast i dyshimtë te nxënësit do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë
Instituti Kombëtar ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, duke rekomanduar zbatimin e rregullave te reja në shkollë për ruajtjen e shëndetit.
IKSHPK thotë se është në mbikëqyrje të vazhduar të situatës epidemiologjike e në veçanti prioritet e ka shëndetin e fëmijëve.
“Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin në kohë reale. Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes te fëmijët do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë. Shëndet të gjithëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Instituti Kombëtar i uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve vitin e ri shkollor 2020/2021, duke rekomanduar…
Julkaissut Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës Sunnuntaina 13. syyskuuta 2020