IKSHPK: Bartja e maskës nuk është turp, është trimëri
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ ka inkurajuar qytetarët që të bartin maskat gjatë situatës me pandeminë COVID 19.
Ashtu si në apelet e përditshme, edhe sot IKSHPK bën thirrje të vendoset maska.
“Bartja e maskës nuk është turp, është trimëri”, është thirrja e fundit që ka bërë Instituti në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit në vend.