IKSHPK: Asgjë nuk ka përfunduar, mbani maskat e distancën
“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”.
Ky është apeli i sotëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, pak orë pasi njoftoi se ka regjistruar të premten 21 raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 267 testeve.
IKSHPK-ja njofton se sonte u detektuan 19 raste të reja pozitive në Prizren e 2 në Suharekë.
“1025 raste deri sot me 782 të shëruar!”, thekson instituti.
Tutje IKSHPK-ja ka bërë thirrje edhe për vazhdimin e mbajtjes së maskave e distancës.
“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!”, është apeli i IKSHPK-së.
21 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 10 pacientë