IKSHP pranon nga Katari 6 mijë e 500 teste dhe gjashtë respiratorë donacion
Ky donacion është i dedikuar për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës pandemike me Covid-19.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, këtë donacion e konsideron shumë të vlefshëm për Kosovën.
Ambasadori i shtetit të Katarit, Ali bin Hamad, tha se shpreson që Kosova të kalojë sa më lehtë këtë situatë.
Hamad tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Katarit, po përpiqet t’i shtyjë në nivel më të lartë, në të gjitha fushat.
Dhurimi i donacionit u bë i mundur nga organizata “Qatar Charity”.