Ikën mbrëmë nga Qendra Korrektuese në Lipjan, arrestohen dy të miturit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se dy të miturit e ikur mbrëmë nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arrestuar sot gjatë ditës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, të miturit me masë edukative, A. R dhe B. T, të cilët mbrëmë ishin larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur), janë arrestuar nga policia”, thuhet në kumtesë.
“A. R , kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë, ndërsa B.T, kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor”.
Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në QEKL për të vazhduar masën edukative.
“Sipas Planit Operativ “Corona Virus”, të njëjtit fillimisht do t`i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt”.