Identifikohen 16 kontakte të të infektuarit nga Kamenica, priten rezultatet e testimeve
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook ka dhënë informacione të reja sa i përket rastit të parë të prekur në këtë komunë me koronavirus.
Ai ka thënë se tashmë janë indentifikuar kontaktet që ka pasur i infektuari. Ndërsa të njëjtit u janë nënshtruar testimeve në IKSHPK.
Ky është postimi i plotë:
Pas rastit të parë me Covid-19 në komunën tonë, kemi identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt paraprak me të prekurin nga virusi.
16 personat që janë në total, u janë nënshtruar testimeve në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe shumë shpejt do t’i pranojmë rezultatet e tyre. Shpresojmë të kemi lajme të mira!