Icardi pas Eliminimit nga Liga e Kampionëve
Mauro Icardi beson se Interi ishte i denjë për një vend në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve pavarësisht eliminimit të tyre dramatik të martën.
Sulmuesi i Argjentinës, Icardi shënoi golin e tij të katërt në fazën e grupeve, por nuk mjaftoi kjo që ekipi i tij në kry me Luciano Spalletti u eliminua me një barazim 1-1 kundër PSV në San Siro.
Ky rezultat duket sikur ishte i mjaftueshëm për të dërguar Interin derisa golli i Lucas Moura pesë minuta pa përfunduar takimi në Camp Nou pa Tottenhamin të barazoi ndeshjen e tyre në Barcelonë.
“Ne duhej të fitonim, morëm një gol në pjesën e parë dhe pastaj arritëm shumë herë në fushën e kundërtë dhe nuk mundëm të bëjmë dy gola”, i tha ai Sky.
“Ne merituam të kualifikohemi sepse kemi treguar se ne mund të garojmë me të gjithë”.
Interi pret Udinese të shtunën, pasi ka rënë 14 pikë prapa liderit Juventus pas humbjes 1-0 në fundjavën e kaluar në Derby d’Italia./FaktePlus