Ibrahimovic në librat e historisë të Serisë A
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka shkruar emrin në librat e historisë të Seriesë A.
Ai është bërë vetëm futbollisti i katërt në histori që shënon gol në gjashtë ndeshje me radhë në xhirot e para n’Serie A.
Më parë e kishin bërë këtë Gabriel Batistuta i Fiorentinës më 1994/95, Christian Vieri me Interin më 2002/03 dhe Krzysztof Piatek me Genoan më 2018/19.
Pas gjashtë ndeshjeve duke shënuar me radhë në Serie A, Ibrahimovic ka shkuar në kuotën e 10 golave sezonin 2020/21.
Megjithatë, duket se ai do të ndalet me kaq për pak kohë.
Lajmi i keq është dëmtimi i Ibrahimovic, që u largua në minutën e 78’, pas disa problemeve muskulore.