Ibrahimovic me akuza të rënda për trajnerin e Suedisë
Zlatan Ibrahimovic e ka akuzuar trajnerin e Suedisë, Jan Andersson, se po i injoron lojtarët suedezë me prejardhje nga vendet e tjera.
Ibrahimovic nuk ka luajtur për vendin e tij Suedinë që prej Kampionatit Evropian 2016, edhe pse kishte lëntë të kuptohej se do të rikthehej para Kupës së Botës më 2018, transmeton Gazeta Express.
“Skuadra e parë që e mblodhi, çfarë ndodh? Sa lojtarë me prejardhje të huaj i përfshinë? Asnjë”, tha Ibrahimovic.
“Ai u pyet për ketë dhe u ankua. Pastaj herën tjetër i thirri disa për të qenë në rregull politikisht”, shtoi ai.
Njëzet për qind e popullsisë së Suedisë është me prejardhje të huaj, ngjashëm si Ibrahimovic që rrënjët i ka nga Bosnja.
38-vjeçari beson se Andersson po e kthen Suedinë prapa.