Ibrahim Xhaka emërohet drejtori i ri në Doganën e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar ushtrues të detyrës të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Ibrahim Xhakën.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të Doganës së Kosovës.
Ish- drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, i ka dorëzuar sot detyrën Ibrahim Xhakës, i cili do ushtroj detyrën e drejtorit deri në një vendim tjetër.
“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se të gjitha emërimet që janë bërë pas dorëheqjes së ish- kryeministrit Ramush Haradinaj do të rishqyrtohen.
Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka një javë që ka nisur me shfuqizimin e vendimeve të marra gjatë qeverisjes së kaluar.