IBM prezantoi IBM Q System One, kompjuterin e parë “kuantum” të llogaritur për biznese (Foto)
Kompjuterët “kuantum” shihen si teknologjia e re më premtuese, pasi janë të aftë të llogarisin shumë herë më tepër të dhëna se kompjuterët e sotëm.
Kjo do të thotë që faktorët e rrezikut mund të llogariten më shpejt me kompjuter, duke mundësuar bërjen e investimeve më të mira, gjëra që mund të çojnë drejt ndryshimeve të mëdha teknologjike.
Por biznesmenët nuk duhet të presin t’i instalojnë në zyrat e tyre, pasi shërbimi që ofron IBM për bizneset është vetëm nëpërmjet sistemit IBM Cloud. Pra, kompjuterët do të vazhdojnë të mbahen nga IBM, por do të përdoren duke u lidhur në rrjet.
Kompjuteri i parë kuantum për biznese është tre metra i lartë, i mbyllur në një kasë xhami që krijon një mjedis të izoluar. Izolimi është i rëndësishëm, pasi këta kompjuterë e humbin fuqinë nëse ndryshojnë kushtet e mjedisit rrotull tyre. IBM shpreson që kjo “thembër Akili” të zgjidhet në të ardhmen.
Izolimi është i rëndësishëm, pasi këta kompjuterë e humbin fuqinë nëse ndryshojnë kushtet e mjedisit rrotull tyre.
Kompjuteri i parë kuantum për biznese është tre metra i lartë, i mbyllur në një kasë xhami që krijon një mjedis të izoluar
IBM shpreson që kjo “thembër Akili” të zgjidhet në të ardhmen.
Pra, kompjuterët do të vazhdojnë të mbahen nga IBM, por do të përdoren duke u lidhur në rrjet.