“Ia thashë Messit të njëjtat fjalë që m’i tha ai, por nuk m’u përgjigj…”
Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves, ka folur për ‘RAC1’ për atë që ndodhi me Lionel Messin.
33-vjeçari e kërkoi largimin nga Barcelona gjatë verës, por klauzola prej 700 milionë eurove ia prishi planet 10-shit magjik.
“Messi është aq i madh sa stema e FC Barcelona. Por, kur shikon përreth dhe e sheh se gjithçka është një katastrofë, normal se dëshiron të largohesh. Ajo çfarë ka bërë ai është aq e madhe sa që emrin e tij duhet t’ia lënë stadiumit. Unë i dërgova ato ditë një mesazh që të mos largohet nga Barcelona. Kur donin të më largonin nga klubi, i thash në stërvitje se po largohem sepse po më largojnë. Ai më tha; ‘mos shko, ku do ta kesh më mirë se këtu?’ Të njëjtën frazë i thash edhe unë. Nuk mu përgjigj, por e di se arriti te ai”, u shpreh Alves.