Ia gjejnë 115 fishek në shtëpi
Në rrugën “ Bejtë Vitija” në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes Policia gjatë realizimit të një urdhërarresti në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur e më pas edhe konfiskuar 115 fishekë të kalibrit 12 dhe 16 milimetra.
Tutje siç njofton policia me vendim të prokurorit I dyshuari është liruar me procedurë të rregullt./FaktePlus/