I tha të shkonte te doktori e të kontrollohej, Abazi i reagon Mustafës
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i ka sy gjeruar sot një kontroll mjekësore Haki Abazit të Vetëvendosjes, pasi ky i fundit ka thënë se Prokuroria duhet ta intervistojë kreun e LDK-së për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe për fondin e tre përqindëshit.
“Le të shkojë te doktori e të kontrollohet”, ka thënë Mustafa për Express.
Ndaj një deklarate të tillë nuk ka qëndruar pa reaguar përsëri vartësi i Kurtit sa ishte kryeministër, duke thënë se mjekët kanë profesion fisnik, derisa tradhtia dhe hajnia janë profesion i të pafytyrëve dhe grykësve.
“Mjeksia është profesion fisnik, mjekët janë njerëz të dashur. Hajnia, tradhëtia e lojrat e ndyta janë profesion i të paftyrëve dhe gryksav që janë të lidhur me krimin. Pardon- asgjë personale! “, ka shkruar Abazi.