I shqiptuan gjobë, gjakovari kanos zyrtarët policor
Është arrestuar një person në Gjakovë pasi i ka kanosur zyrtarët policor, pasi ata i shqiptuan një gjobë në trafik, shkruan Gazeta Express.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr.Konferenca e Bunjanit, Gjakovë 15.11.2023-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtaret policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.