I shpëtoi jetën, polici merr surprizën e bukur pas 19 vitesh
27/06/2020, 22:16
Nëse nuk do kishte qenë ky polic nga Ohio i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Jones sot nuk do të ishte gjallë.
James Poole kishte shpëtuar një 5-vjeçar që po mbytej në pishinë.
Djaloshi nuk e kishte harruar kurrë emrin e njeriut që i shpëtoi jetën. Me të hyrë në llogarinë e Njësisë Policore të Colombus, ai e gjeti policin dhe kërkoi të takohej me të, shkruan Daily Mail.
Poole ishte ftuar në një sallë të improvizuar që të takohej me disa zyrtarë nga vendet tjera, por ngjarja mori rrjedhë tjetër.
“Të kujtohet një fëmijë që e ke shpëtuar 19 vite më parë”, e pyeti ai 43-vjeçarin me uniformë. Ky i fundit nuk foli asgjë, por filloi të qajë dhe të shtrëngojë fort 24-vjeçarin.
“Kurrë nuk do të mendoja, se dikush do të vinte për të më falënderuar pas kaq vitesh”, ka thënë polici.
Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga Agjencia e lajmeve “FaktePlus” SH.P.K.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të FaktePlus. Botimi dhe përdorimi i lajmeve mund të bëhet vetëm me kusht që burimi dhe autorësia e lajmit të ruhet dhe të vendoset në mënyrë të qartë.
E-mail: [email protected]