I riu që u arratis nga burgu në Holandë qëllohet për vdekje në Belgjikë
Një i ri që iku nga një institucion korrektues për të mitur në Holandë, u qëllua për vdekje pas një përleshje të armatosur me policinë në Belgjikë, shkruan BBC.
Ai u largua nga qendra në qytetin verior holandez Breda, dhe mori peng dy anëtarë të stafit të institucionit dhe kaloi me makinë kufirin me Belgjikën.
Punonjësit shpëtuan pa lëndime, por dëshmitarët thonë se i riu kishte shtënë me armë në drejtim të policisë belge në fshatin Sint-Lenaarts.
Policia u kundërpërgjigj dhe i riu u qëllua për vdekje.
Mosha e tij nuk është bërë e ditur por në qendrën e paraburgimit Den Hey-Acker gjenden djem nga mosha 14 deri 21 vjet, që vuajnë dënim deri 2 vjet para se të kthehen në shoqëri.