I porsalinduri u gjend i braktisur në -12 gradë në Alaskë, publikohet letra e nënës që u gjet pranë tij
Një grua në Alaskë është tronditur kur gjeti një foshnjë të braktisur në të ftohtë. I porsalinduri ishte në një kuti kartoni, i mbështjellë me batanije dhe pranë tij kishte një letër nga nëna e dëshpëruar që e la, e cila thoshte se nuk kishte mundësi ta rriste.
Foshnja u gjet në orën 2 të mesditës së datës 1 janar 2022, në temperaturë -12 gradë.
Roxi Lane, banore e Fairbanks, zbuloi se ajo dëgjoi duke qarë foshnjën dhe pastaj ka postuar një video në mediat sociale.
Në letër shkruhej: “Të lutem më ndihmo! Unë kam lindur sot më 31 dhjetor 2021 në orën 6 të mëngjesit. Linda 12 javë para kohe. Nëna ime më lindi në javën e 28-të. Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk kanë ushqim dhe para për të më rritur. Ata kurrë nuk donin të ma bënin këtë. Nëna ime është e trishtuar që më la. Ju lutem më merrni dhe më gjeni një familje. Emri im është Teshawn .”
Foshnja u dërgua në një spital ku u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Lane në postin e saj ka shkruar se e kishte gjetur fëmijën në një kuti kartoni pranë kutive postare pranë shtëpisë. Ajo supozoi se prindërit e foshnjës ishin të vegjël dhe nuk e dinin se mund ta linin fëmijën në një spital, kishë ose stacion policie.
“Është e qartë, dikush në komunitetin tonë u ndje aq i humbur dhe i dëshpëruar, saqë bëri ndoshta zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij, duke e lënë këtë jetë të pafajshme në anë të rrugës pa asgjë, veç disa batanije dhe një emër, ” shkruan ajo në postim.