I ofroi ryshfet 5 euro policit, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
Të martën rreth mesnatës është arrestuar një person pasi dyshohet për ofrim të mitos.
I dyshuari, shtetas i Shqipërisë u ka ofruar zyrtarëve policorë një bankënotë prej 5 € derisa po i kontrollonin dokumentet personale të tij dhe të automjetit.
Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“SPK. Kullë 21.01.2020-22:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë u ka ofruar zyrtarëve policorë një bankënotë prej 5 €, derisa i kontrollonin dokumentet personale të tij dhe të automjetit. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport