I mituri tenton ta dhunojë një femër në Shtërpcë, arrestohet nga Policia
Një rast i tentim-dhunimit është raportuar të ketë ndodhur dje në Shtërpcë.
Policia e Kosovës ka thënë se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që kishte tentuar të dhunoj viktimën femër kosovare (e mitur).
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.