“I kish vënë ushunjëz në qafë”, Arian Çani zbulon dy sëmundjet e Edi Ramës
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka zbuluar disa detaje nga shqetësimet shëndetësore që ka kryeministri ynë. Gjatë bisedës me një mjek alternativ, Çani ka folur për sëmundjen e Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nuk vuan vetëm hernia diskale, por ka dhe sinozit.
“Përveç hernies Edi Rama vuan edhe nga sinoziti. Një miku i tij e ka çuar tek një mjek, mbahet si mjeshtër i madh i shytave, dhe i kishte vënë edhe një ushunjëz në qafë o plak”, – u shpreh Çani.
Shpesh herë është folur për shqetësime shëndetësore të kreut të qeverisë, por ai ka pranuar vetëm problemet që ka me shpinën. Në nëntor të 2019-ës ai mungoi për disa ditë në aktivitete publike duke bërë që të hidhen dyshime për shëndetin e tij. Vetë Rama mohoi gjithçka.
“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava” – shkroi Rama në Tëitter në atë kohë.