I kërkuari nga Policia për mashtrim votash lajmërohet në Facebook
Policia e Pejës e ka dërguar sot një komunikatë ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Mashtrim në Votime”.
Pak kohë pasi u bë publik lajmi, ka reaguar Astrit Rexhaj i cili e ka mohuar se ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.
“Faleminderit Gjykatë dhe Polici që publikoni diçka që kam pasur avokat për atë rast që ka ndodhur në vitin 2010 kur unë isha student dhe si student kisha vullnet të kontribuoj në një proces zgjedhor e demokratik”.
“Si student kisha nevojë për një pagë ditore dhe si i tillë nuk e kam pranuar asnjëherë një rast të tillë”.
“Si i tillë kam kërkuar raport të detajuar prej KQZ-së në Prishtinë atë kohe dhe asnjë herë nuk ka ardhur ai raport dhe si rezultat që unë vet nuk isha fizikisht të dëshmoj, kam angazhuar avokat dhe e kam bërë të qartë qe nuk e pranoj asnjëherë atë lojë që dikush e ka bërë me vota dhe ne si studentë të gjore e kemi bartur në supet tona”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij: