I jepet lamtumira Fatos Lumit i cili u vra në Gjermani, babai i tij flet pas varrimit (VIDEO)
Mes lotësh sot u bë varrosja e Fatos Lumit në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës, i cili rreth një javë më parë u vra në Gjermani nga daja i tij, Sh. Rizani.
Në po të njëjtën ditë aty kishte mbetur i plagosur edhe vëllai i Fatosit, Hakiu, i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetë.
Fakte Plus ka qëndruar në shtëpinë e familjes Lumi ku edhe ka folur babai i të ndjerit, me fytyrën e ngrysur nga mërzia tha se djali i është vrarë për shkaqe xhelozie.
“Djmetë e mi kanë punuar te djemt e dajës tim. Ata kanë arritur që të kenë sukses me punën e tyre dhe janë ndarë në një biznes personal, pastaj nga xhelozia djemtë e dajës tim ma morën djalin”, ka thënë babai i të ndjerit, Asllan Lumi.
Por tregon se nuk kanë arritur ndonjë marrveshje me dorasin.
Ani pse familja e Rizanit kishin kërkuar të jenë pjesë ceremonisë së varrimit një gjë të tillë nuk e kishin pranuar familjarët e të ndjerit.
“Ata kanë kërkuar që të jenë pjesë e ceremonisë së varrimit, por ne nuk I kemi lejuar ngase jemi ndjerë të kërcënuar dhe të ofenduar”, ka thënë më tej Asllani.
Haki Lumi per shkak të gjëndjes shëndetësore nuk mundë të ishtë pjesë e ceremonisë së varrimit të vëllaut të tij Fatos Lumi, ndërsa vrasja e kryer nga Sh.Rizani thuhet të keetë ndodhur për shkaqe xhelozie./FaktePlus/