I izoluar nga koronavirusi, Fabregas shahet me fqinjët e vet nga ballkoni
Cesc Fabregas është njëri prej shumë futbollistëve që po i ndjekin udhëzimet shëndetësore për të qëndruar brenda në shtëpi, gjatë epidemisë koronavirus, dhe ka ndarë një video qesharake nga ballkoni i banesës së tij.
Mesfushori spanjoll e ka rikrijuar skenën humoristike të të famshmit Eddie Murphy nga klasiku “Coming to America”, për t’i përshëndetur fqinjët e vet.
“Ik pirdhu”, i përgjigjet fqinji Fabregasit.
“Po! Po! Pirdhuni edhe ju!” i përgjigjet spanjolli. Ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës e shpërndau në rrjetet sociale videon e kësaj ngjarjeje interesante.
“Dita e katërt e izolimit dhe njerëzit po tensionohen vërtet shumë këtu”, shkroi ai në përshkrimin e videos.