I ishte djegur muaj më parë, Komuna e Prishtinës ia renovon banesën invalidit të luftës së UÇK-së
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, familja tetë anëtarëshe e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, do të jetojnë sërish në banesën e tyre tashmë të rinovuar.
Banesa ishte djegur nga zjarri muaj më parë.
“Banesa e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, ishte djegur e dëmtuar nga zjarri muaj më parë.
Ndërsa prej sot, familja e tij tetë anëtarëshe i kthehet banimit në banesën e tyre, tërësisht të renovuar nga Komuna e Prishtinës.
Jemi shumë të lumtur që gjetëm mundësinë për ta ndihmuar këtë familje! Ta gëzoni!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.